Site icon PORTALB

Këto janë tre prioritetet me të cilat e filloi mandatin kryetari i Likovës, Erkan Arifi (FOTO)

Erkan Arifi

Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës

Kryetari i ri i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, prej të premtes e ka marrë mandatin dhe ka filluar me punë. Në një deklaratë për Portalb.mk, ai i tregoi se prioritete të tij për fillim të mandatit janë, sigurimi i ujit të pijshëm në tërë territorin e komunës, rruga rajonale, Ropalcë-Mateç-Hotël-Likovë dhe sigurimi i ngrohjes qendrore në shkollën fillore të Sllupçanit, njofton Portalb.mk.

“Nga marrja e certifikatës për kryetar komune nga Komisioni Komunal Zgjedhor, nga dita e shtunë kemi filluar me gypsjellësin për ujin e pijshëm në tërë territorin e Komunës së Likovës nga fshati Mateç në drejtim të fshatit Hotël dhe Likovë me vlerë prej 500.000 euro, mjete të siguruara nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila planifikohet brenda dy muaj e gjysmë që të përfundojë, në bazë të kontratës që është lidhur mes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe punëmarrësit”, thotë Arifi.

“Në muajin e ardhshëm do të fillojë rruga rajonale, Ropalcë-Mateç-Hotël-Likovë, që financohet nga Agjencia për Rrugë Shtetëror me vlerë prej 2 milionë eurove”, thotë Arifi.

“Nga Banka Botërore, përmes Ministrisë së Financave që aplikant është Komuna e Likovës ka siguruar grant mjete për rregullimin e ngrohjes qendrore në shkollën fillore komunale “Faik Konica” fshati Sullpçan”, thotë Arifi.

Fotografi nga punimet në terren
Exit mobile version