Site icon PORTALB

Tramp: Biznesmenët japonezë janë yje të rrokut në biznes

Presidenti amerikan Donald Tramp sot u takua me mbretin japonez Akihito në Tokio, ndërsa në takim ishin të pranishëm edhe bashkëshortet e dy burrështetasve.

Pas takimit, në të cilin  nuk ishte e lejuar prania e mediave, Tramp kishte takim edhe me kryeministrin japonez Shinxo Abe.

Presidenti amerikan në Tokio u takua edhe me biznesmenë nga dy vendet, me ç’rast biznesmenëve japonezë, të cilët i quajti “yje të rrokut në biznes”, u premtoi se do ta lehtësojë aprovimin e projekteve dhe deklaroi se dëshiron që SHBA-në ta shndërrojë në vendin më tërheqës për investime.

Tramp premtoi se SHBA-ja dhe Japonia do të kenë raporte më të mëdha tregtare nga pritjet në Partneritetin transpaqësor, nga i cili SHBA-ja u tërhoq para mandatit të tij.

Ai gjithashtu e ngriti edhe çështjen për deficitin e madh tregtar të SHBA-së me Japoninë dhe shfaqi shpresë se kjo do të ndryshojë. Me këtë rast Tramp theksoi se negociatat do të vendosen në nivel shumë më miqësor.

“Në SHBA shiten miliona automobila japonezë, por në Japoni praktikisht nuk shiten kurrfarë automobila amerikanë”, deklaroi Tramp dhe shtoi se amerikanëve u pëlqejnë automjetet japoneze dhe u bëri thirrje firmave japoneze që t’i prodhojnë në SHBA.

Exit mobile version