Site icon PORTALB

PSALM

Thenie
U shuan dritat në dhomën tënde
Perdet janë lëshuar ulët
Asgjë s’lëviz nuk kumbon asgjë
Rëndë fle nata korb
Morti hyri si vrundull në dhomë
Mbi ty derdhte dritë avull
Shikimi si gjeth I zverdhur
Në sy zjarri vdes
E unë qëndroja aty
Sodisja hijet në mur
Derisa ajri pauzonte
U shuan dritat në dhomën tënde
Dhe perdet janë lëshuar ulët
Dola në rrugë
Ta shoh vdekjen si ecën
E hijet emrin e fshinë.
 
Autor: Eroll Velija
Exit mobile version