Shënohet 9 Maji – Dita e Evropës

Republika e Maqedonisë me një sërë aktivitetesh në më shumë qytete do ta shënojë 9 Majin, Ditën e Evropës.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup me këtë rast organizon konferencë me temë “Si t’i përforcojmë qytetarët në Evropë”, pritje me rastin e Ditës së Evropës.

Qyteti i Shkupit dhe Qendra kulturore për të rinj do të organizojnë aheng më shumë orësh në Parkun e Shkupit. Komuna e Qendrës në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shkup në sheshin “Maqedonia” organizon hepening evropian dhe garë të kamerierëve dhe kameriereve, ndërsa komuna e Gazi Babës do ta shënojë Ditën e Evropës me vendosjen e luleve para përmendores së Metodia Andonov Çento në parkun e lagjes.

Manifestimi me rastin e Ditës së Evropës në organizim të organizatës joqeveritare Open Gate do të mbahet edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button