Site icon PORTALB

”Fake news” zgjidhet fjala e vitit (VIDEO)

Fake news

Ilustrim

Botuesi i fjalorit Collins duke qenë se gjendemi në fundvit, ka zgjedhur fjalën e vitit për 2017.

Ajo shpesh është hasur dhe vënë re në tituj e në postime të Twitter, ndërsa është përdorur vazhdimisht dhe në deklaratat e njerëzve më të fuqishëm në botë, njofton Klan Kosova.

Collins zgjodhi ”Fake News” si fjalën e vitit që në gjuhën shqipe do të thotë (lajm i rremë), shprehje kjo e përdorur në shumë raste nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Pas Donald Trump, një pjesë e botës ndoqën ritmin e tij dhe përdorimi i kësaj shprehjeje u rrit me 364% në vitin 2017.

Kështu duke iu referuar këtyre statistikave, botuesi ka vendosur që ”Fake news” të shfaqet në fjalorin e ardhshëm.

Collins vazhdon për herë të pestë të fut në fjalor, frazë, e cila është bërë trend për një periudhë të shkurtër në të përdorur.

Exit mobile version