Behrami mbron Ljajicin (Video)

Në takimin e të mërkurës ndaj Novaras, trajneri e zëvendësoi malazezin, i cili reagoi në mënyrë sarkastike, ndërsa Rossi e sulmoi atë fizikisht.

Trajneri, i cili më pas u shkarkua nga posti, deklaroi se arsyeja për reagimin e tij kishte qenë ofendimi që Ljajic i kishte bërë nënës së tij në gjuhën serbe.

“Të gjithë ishim të trishtuar nga skena me Ademin, por një ditë më pas Rossi tha disa gjëra të pavërteta”.
“Adem na u betua se nuk ia kishte thënë ato fjalë Rossit, plus askush në bankën rezervë nuk dëgjoi diçka të tillë… Është turp që ai (trajneri) ka thënë gjëra të pavërteta”, ka deklaruar Behrami. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button