Site icon PORTALB

Maqedoni, vetëvritet një 34 vjeçar duke e qëlluar veten me armë në kokë

Gruaja është vetëvrarë me revolen e bashkëshortit të saj, trupi i saj është dërguar në obduksion

Në një automjet në parking, është gjetur trupi i një 34-vjeçari me plagë nga armë zjarri në kokë, i cili sipas policisë, sipas të gjitha gjasave, ka kryer vetëvrasje.

Nga MPB kumtuan se dje rreth orës 7 në drejtimin rrugor Resnjë – Manastir, në parkingun në afërsi të kontrollit teknik në dalje të qytetit, në automjetin “Pollo” është gjetur i vdekur M.P. (34) nga Resnja, me plagë nga armë zjarri në kokë. Në brendësinë e automjetit është gjetur pistoleta e llojit “HC” të kalibirt 9mm.

Vdekja është konstatuar nga Ndihma e shpejtë mjekësore dhe është kryer ekspertizë nga ekipi i Sektorit për punë të brendshme Manastir, ndërkaq me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.

Exit mobile version