Ndryshimeve kushtetuese iu shtuan ‘tri fjali’
Partitë politike nuk merren vesh për çështjen e zonave zgjedhore, pragut zgjedhor dhe listave.
Ndërsa, liderët partiakë kanë vendosur që në draftin për ndryshimet kushtetuese të përgatitur nga Komisioni të fusin edhe kompetencat e presidentit për zgjedhjen e drejtorit të AKI-së, emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të drejtën e vetos.
Kryetari i Komisionit për Ndryshime Kushtetuese, Arsim Bajrami ka thwnw pwr “Tribuna Shqiptare” që këto ‘tri fjali’ s’e cenojnë dokumentin e tyre dhe që nuk janë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale.
Por, besohet se këto janë ‘bllokada’ të partive për të shtyrë zgjedhjet për vitin 2013./portalb