FOTO: Rruga e tmerrshme Manastir – Resnjë

Tashmë një vit rruga Manastir – Resnjë është plotësisht e shkatërruar, gropë pas grope. Automjetet që kalojnë nga vendi i quajtur Makazi, deri në hyrje të Resnjës, përballen me asfalt të shkatërruar. Shoferët ngasin me shpejtësi prej vetëm 10 km në orë. 

Banorët e këtij regjioni thonë se gjithçka filloi vitin e kaluar kur, shteti filloi me rikonstruim. 

“Në vend të rikonstruimit, rruga ishte e gropuar dhe shkatërruar, ndërsa asfalt nuk pa askush” akuzojnë banorët. Sipas tyre, priten zgjedhjet lokale që të mbarohet rruga ndërsa thonë se nuk mbajnë mënd mosinteresim aq të madh të qeverisë.

“Filluan ta asfaltojnë, por vetëm e gropuan pas një viti, tash thonë i presin zgjedhjet lokale. Deri atëherë kështu do jetë… dhe kështu nga zgjedhjet në zgjedhje”, thotë një shofer me targa të Resnjës.

Dhe ndërsa banorët e Resnjës ankohen për rrugën magjistrale që lidh Maqedoninë më rivierën e Ohrit, në Shkup investohen 250.000 euro në drunjë, para që janë të mjaftueshme që hyrja e Resnjës të fiton linjën e tretë dhe plotësisht të rikonstruohet. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button