Site icon PORTALB

Një tërmet i fuqishëm e goditi ishullin Samoa

Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,9 ballë sipas Shkallës së Rihterit e goditi sot ishullin Samoa, kumtoi Enti gjeologjik amerikan.

Epiqendra e tërmetit ishte 192 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Apia dhe ishte në thellësi prej 32 kilometrave.

Tani për tani nuk ka të dhëna për dëme të shkaktuara materiale apo viktima në njerëz. Qendra paqësore për paralajmërim nga cunami kumtoi se nuk ka rrezik nga dukuria e cunamit.

Exit mobile version