Site icon PORTALB

Përleshje në mes të kurdëve dhe policisë gjermane

Foto nga arkivi -- Protestë e kurdëve në Gjermani

Foto nga arkivi -- Protestë e kurdëve në Gjermani

Policia gjermane është përplasur me protestuesit kurdë në qytetin gjerman të Dusseldorfit më 4 nëntor. Problemet filluan pasi policia zbuloi pankarta të shumta me Abdullah Ocalan, kreun e burgosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), shkruan REL.

PKK konsiderohet një grup terrorist në Turqi dhe Bashkimin Evropian.

Policia ka ndërhyrë për të ndaluar marshimin, në të cilin vlerësohej se ishin qindra persona, pasi thirrjet për heqje të parullav u injoruan.

Gjatë përleshjeve pesë vetë u arrestuan. Ndërsa tubimet e fundit kurde në Gjermani kanë ngritur zemërime në Turqinë.

Exit mobile version