Site icon PORTALB

Kryeminsitri libanez Saad Hariri dha dorëheqje

Saad Hariri

Saad Hariri

Kryeministri libanez, Saad Hariri, në mënyrë befasuese, sot paralajmëroi dorëheqje dhe me këtë rast e akuzoi lëvizjen shiite Hezbollah dhe aleatin e tij Iranin se po tentojnë “ta përvetësojnë” Libanin.

“Jap dorëheqje nga funksioni i kryeministrit”, deklaroi Hariri, i cili ndodhet në Arabinë Saudite, përmes kumtesës së emetuar nga televizioni satelitor saudit “Al Arabia”.

Hariri tha se situata në Liban përkujton në atë nga koha kur ishte vrarë babai i tij Rafik Hariri, dhe se druan se edhe ai gjithashtu mund të vritet.

Exit mobile version