Ish ministri Janakievski: Apeli shkeli të drejtat e mia njerëzore

Ndaj vendimit të gjykatës së Apelit që lejojë materialet e përgjuara të shërbejnë si dëshmi në rastet „TNT“ dhe „Toplik“, ka reaguar ish ministri i transportit, Mile Janakievski, transmeton Alsat M.

Sipas tij PSP u jep legjitimitet bisedave të përgjuara dhe ndjek qytetarë në bazë të dëshmive që janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janakievski tha se një nga tre bisedat e tija të përgjuara e ka shfrytëzuar bashkëshortja e tij. Për të kjo paraqet shkelje të së drejtës së privatësisë dhe jetës familjare, pasi përgjimi i telefonave të tyre është bërë jashtë ligjit. Ai vlerëson se i shkelen të drejtat elementare të njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button