Site icon PORTALB

Tiranë, Benz-i shmang kalimtaren dhe “fluturon” brenda në dyqan (Video)

Ka qenë pothuajse fatale lëvizja që ka bërë një makinë në rrugën e Durrësit, në Tiranë.

Mësohet se automjeti është munduar të shmangë një këmbësore dhe për këtë arsye ka dalë nga rruga duke përfunduar brenda një dyqani, transmeton Top Channel. 

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Exit mobile version