Tearcë, Bashkësitë lokale të shqetësuara për vjedhjet

Vjedhjet e fundit në Komunën e Tearcës kanë qenë temë e takimit mes stacionit policor të kësaj komune dhe kryetarëve të Bashkësive lokale të Komunës së Tearcës.

Kryetarët e bashkësive lokale kërkojnë nga stacioni policor i kësaj komune që të jetë më aktiv në lidhje me zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe t’i paranadalojë këto vjedhje. Sipas tyre, në këto fshatra është futur frika tek popullata kur në disa raste hajnat kanë përdorur edhe dhunë fizike ndaj pronarëve të shtëpive.

Basri Memishi nga sektori për krimanilistikë në stacionin policor të Komunës së Tearcës thotë se, po të bëjmë një dallim me tre mujorin e parë të vitit të kaluar, numri i vjedhjeve për këtë vit është ulur dhe janë zbardhur rreth 90 për qind e rasteve.

Kryetari i Bashkësisë lokale të Komuës së Sllaticës, Adem Ademi thotë se në këtë fshat vjedhje ka, por deri më tani të gjitha vjedhjet janë zbardhur nga ana e policisë. 

Nga një statistikë e bërë, konstatohet se 64 për qind e popullatës nuk ka vend të posaçëm për ruatjen e pasurisë personale dhe kjo bën që hajnat të jenë më të sukseshëm gjatë vjedhjeve të tyre. Në ndërkohë që kohëve të fundit në Komunën e Tearcës numri i vjedhjeve është shtuar edhe përkundër asaj se policia në këtë komunë ka zbardhur rethë 90 për qind të vjedhjeve./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button