Site icon PORTALB

Ghetto Geasy publikoi këngën e re “Birthday” (Video)

Getoar Selimi - Geti

Reperi i njohur Getoar Selimi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “Birthday”. Pa dhënë asnjë paralajmërim, ai vendosi që këtë radhë në mënyrë të befasishme të sjell për fansat këngën e tij të re.

“Birthday” është punuar nga Irkenc Hyka, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar vet reperi, shkruan Telegrafi.

Me një yll të ndriçuar që simbolizon logon e labelit “Babastars” dhe i veshur tërësisht zi, Geti erdhi mjaft me stil në klipin e ri. Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit Entermedia.

Ndryshe, Getoar Selimi ka qenë një ndër emrat më të përfolur këtë vit në showbizin shqiptar, kjo pas martesës me moderatoren Marina Vjollca.

Exit mobile version