Sot në komunën e Tetovës, në mënyrë solemne u bë ndarja e mandateve të këshilltarëve komunal.
Ceremoninë e hapi kryetari i Këshillit Zgjedhor komunal në Tetovë, Nazim Dauti, i cili me këtë rast iu uroi të zgjedhurve punë të mbarë dhe sukses në punën e tyre.
Portalb.mk sjell pamje nga ceremonia solemne e ndarjes së mandateve të këshilltarëve në komunën e Tetovës.