Site icon PORTALB

Maqedonia kampione ballkanike në mundje për fëmijë (FOTO)

Ekipi i reprezentacionit të Maqedonisë

Ekipi i reprezentacionit të Maqedonisë

Nga Murska Sobota e Sllovenisë vinë lajme të shkëlqyeshme, me ç’rast ekipi i Maqedonisë në mundje arriti rezultat historik, duke u shpallur kampion Ballkanik në konkurrencë ekipore, me gjithsej 77 pikë të grumbulluara, një më shumë se Rumania e dyta dhe 13 pikë më shumë se Bullgaria e treta.

Sufjan Ismaili me kupën fituese kampion ballkanik

Të udhëhequr nga trajnerët Sufijan Ismaili dhe Davor Tasev, fëmijët tanë fituan gjithsej tetë medalje, me ç’rast dy ishin kampion, tre nënkampion dhe po aq të bronztë.

Është ky një sukses i jashtëzakonshëm, i cili e shpërblen punën e palodhshme të kryesisë së Federatës së mundjes të Maqedonisë, me në krye kryetarin e saj Betim Vrenezi./Portalb.mk/

Exit mobile version