“Oh Zot, mezi më del koha për t’u larë. Përdor kremra shumë të mirë dhe përpiqem të depiloj këmbët kur kujtohem. Më pëlqen të ushtrohem, mendoj se është çelësi i një shëndeti të mirë. Dhe sigurisht, të ha shëndetshëm. Kërcej, bëj joga, pilates, not, luaj me fëmijët e mi, kalëroj, shkoj në plazh, gjithçka, më pëlqen të lëviz. Nuk bëj kurse të veçanta apo gjëra të këtij lloji, vetëm çdo gjë që më del përpara”, tregoi ajo gjatë një interviste për “Haute Living”.

Aktorja aktualisht është “single”, por tregon se është në kërkim të një personi që e njeh mirë veten e tij dhe jeton mbi disa norma dhe vlera jetike. Derisa të gjejë një njeri të tillë, do të vijojë të qëndrojë e vetme.

“Jam shumë e lumtur kështu siç jam. Unë ndjek thjesht zemrën time. Më pëlqen jeta dhe mendoj se ajo është shumë e “pasur”. Ka të papritura çdo ditë”, tha ajo.