Jankullovska: MPB vigjilojmë protestat, ndjekim edhe Facebook-un
Në lidhje me lajmërimin e protestave të mundshme të premten, Ministrja Jankullovska informon se MPB-ja po e ndjek gjendjen, duke përfshirë edhe rrjetet sociale dhe të gjitha diskutimet që bëhet aty.
“Duhet të them se gjuha e cila përdoret aty është mjaft e pahijshme, por ajo mbetet në vetëdijen e atyre të cilët e përdorin atë. Si një institucion kompetent që jemi, do t’i ndërmarrim të gjitha masat që të mbrojmë sundimin e ligjit dhe sistemit ligjor në këtë shtet. Në qoftë se dikush në çfarëdo mënyre shkelen ligjet, do të reagojmë dhe do ta dënojmë në mënyrë të ashpër”, tha Jankullovska, duke shtuar se MPB-ja deri në fund do të qëndrojë në përcaktimin që autorët të përgjigjen për vrasjen e pesëfishtë.
Ajo shprehi bindjen se Gjykata nuk do të hasë në asnjë lloj trysnie ose tentime për ndarjen e drejtësisë në rrugë, në vend se në Gjyq./portalb