Poposki: anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, nuk varet nga samite
Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk varet nga samite, as nga ky i Çikagos as edhe nga tjerët, deklaroi ministri i jashtëm Nikolla Poposki gjatë një brifingu me gazetarë. Ai tha se në Samitin e Çikagos Maqedonia merr pjesë në disa forume të rëndësishme siç janë forumi ISAF, ndërsa shtoi se asngjë nuk do ta lëkund vendin që të vazhdojë të kontribuojë në drejtim të anëtarësimit dhe participimit në misione paqeruajtëse.
Poposki tha se gjatë vizitës në Shtetet e bashkuara të Amerikës kishte takime shumë të frytshme, theksoi atë në OKB, me Ban Ki Mun. Maqedonia duhet patjetër ta afirmojë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, dhe këtë e bëmë.
Me Shtetet e bashkuara, bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm tha Poposki, por shtoi se Washingtoni për momentin është i preokupuar me çështje të brendshme, me zgjedhjet presidenciale, ndërsa në arenën ndërkombëtare në fokus ka çështjet e mëdha si ajo e Afganistanit.
Poposki tha se gjatë vizitës së fundit në Izrael është biseduar për vrasjen e pesëfishtë në vend, kjo temë ka zgjuar interesim të veçantë tek izraelitët pasi është temë shumë e ndjeshme për ata, tha Popovski.
Popovski tha se qeveria i përcjell me vëmendje të gjitha lëvizjet dhe vlerësoi se vendi nuk është i rrezikuar nga elementë radikalë.
Protestat në Tiranë dhe Sofje i quajti joproduktive dhe sipas tij ato nuk kontribojnë në përforcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes shteteve fqinje.
Për Poposkin zgjidhja e emrit me Greqinë nuk do të varet nga ideologjia e partive greke , pasi sipas tij gjatë këtyre 20 viteve asnjëra parti as PASOKU as Nea Demokratia nuk kanë treguar konstruktivitet për të zgjidhur çështjen e emrit. /Portalb/