Christopher Yvon: Nëse përmbushen detyrat që tash, anëtarësimi në BE vjen shpejtë

Ambasadori britanik në vend, Christopher Yvon, në konferencën e sotme me temë “Zgjerimi i ballafaquar me sfidat e reja në Bashkimin Evropian” tha se derisa detyrat kryesore kryhen gjatë dialogut të lartë me BE-në, Maqedonia për një kohë rekord do t’i përfundojë negociatat për anëtarësim menjëherë pas fillimit të tyre.

Ai potencoi se negociatat e Maqedonisë për anëtarësim në BE do të jenë më shumë një vrap i shpejtë se sa një maratonë, prandaj duhet që dialogu i lartë me BE-në të përdoret për të përparuar në integrim.

“Ky dialog në nivel të lartë i ofron një mundësi të vërtetë Maqedonisë në përparimin e saj ndaj Bashkimit Evropian. Mbretëria e Bashkuar dëshiron që negociatat të jenë të hapura. Nuk kemi asnjë kundërshtim ndaj kësaj, mirëpo, derisa nuk të vijë data kur Këshilli të sjellë vendimin, mendoj se ky dialog në nivel të lartë jep mundësi për reforma të rëndësishme, sepse në qoftë se ato ndodhin, atëherë kur do fillojnë negociatat, shpejtësia e udhëtimit të Maqedonisë do të thejë rekorde”, deklaroi Yvon./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button