Site icon PORTALB

Ndeshja me Turqinë, Panucci publikon listën e lojtarëve

Cristiano Panucci

Ish trajneri i FSHF-së, Christian Panucci

Trajneri i kombëtares shqiptare të Futbollit, Christian Panucci ka shpallur listën e lojtarëve që do të luajnë kundër Turqisë në Antalia, në ndeshjen që zhvillohet më 13 nëntor.

Trajneri ka grumbulluar 25 futbollistë ku bien në sy lojtarët e rinj Astrit Ajdareviç, që luan me AEK dhe Ylber Ramadani që luan me skuadrën e Veljes në Danimarkë, njofton Top Channel.

Ndërkaq, në listën e trajnerit Panucci, nga kampionati shqiptar, përveç portierit Alban Hoxha është edhe futbollisti i Skënderbeut, Sabien Lilaj. Skuadra përfaqësuese e futbollit do të grumbullohet ditën e hënë pasdite në Antalia, ku për 6 ditë do të përgatisë atje edhe ndeshjen miqësore me Turqinë.

Exit mobile version