Kush duhet marrë iniciativën në shtrat?

Në të shumtën e çifteve, është mashkulli ai që merr iniciativën për nisjen e aktit seksual. Femrat, në imagjinatën e secilit, presin përherë që mashkulli të jetë iniciatori për nisjen e marrëdhënies. Dhe kur ai nuk e bënë këtë gjë, ato mendojnë se padyshim ka ndodhur diçka, që ai nuk është më si më parë. Nëse ai nuk e merr iniciativën, megjithatë, nuk do të thotë se ne nuk i dukemi më tërheqëse ose nuk duan të bëjnë dashuri me ne.

Arsyet mund të jenë shumë të ndryshme. Në fakt, meshkujt i adhurojnë femrat që e marrin të parat iniciativën për të kryer marrëdhënie. Kjo shpjegon dhe faktin përse ai ndonjëherë nuk është i pari që të nis aktin seksual. Kjo sepse ai dëshiron që ju të jeni të parat. Në këtë mënyrë ata ndihen të dëshiruar dhe kjo kontribuon në rritjen e eksitimit të tyre. Mbi të gjitha, kjo i siguron atij se të bësh dashuri nuk është vetëm një dëshirë personale, por e përbashkët. Meshkujt “frikësohen” nga femrat shumë agresive. Nëse është e vërtetë që meshkujt dashurojnë femrat që marrin iniciativën, është po aq e vërtetë që ata i kanë frikë femrat agresive.

Të ballafaquar me një femër të nxitur seksualisht, shumë njerëz, në fakt, reagojnë me drojë sepse pa vetëdije ata ndjehen të privuar nga roli i tyre si meshkuj dominuese. Por edhe nëse femra rri e fortë si një gur mund të shkaktojë një reaksion të dëshpërimit nga ana e tij. Nga ana tjetër, shqetësimet, streset dhe mendimet pa fund janë ato që e bëjnë një mashkull të mos e marrë i pari iniciativën. Në imagjinatën e femrës, meshkujt janë makina seksi dhe gjithmonë të gatshëm për të luftuar. Por jo aq. Lodhja, stresi, problemet në punë mund të ndikojnë në dëshirën seksuale. Në këtë rast, partnerët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, të ndani të gjitha mendimet dhe shqetësimet. Kështu lidhja juaj do të jetë edhe më e mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button