Jankullovska demanton: Nuk kemi arrestuar Haki Hazirin

Edhe pse avokati i Haki Hazirit, Naser Raufi për Portalb konfirmoi se Haki Aziri është arrestuar nën masa të veçanta hetuese në ora 16 gjatë ditës së djeshme e më pas është transferuar në Prilep, MPB përmes një demanti ka hedhur poshtë këto informata duke i quajtur të pavërteta dhe paushallë.

“Arrestime të dyshuarve tjerë nuk ka. Të gjithë që ishin arrestuar me akuzat e duhura ose raporte të posaçme ishin të procesuara para Prokurorit Publik dhe Gjykatës, të cilët në pajtim me ligjin dhe ingerencat e tyre e udhëheqin procedurën e mëtejme. MPB apelon mediumet që të mos spekulojnë dhe të mos të publikojnë informata të pa konfirmuara që munden të ndikojnë negativisht dhe të sjellin dëm gjatë hetimit” shkruan në demantin e MPB-së

Informatën për arrestimin e tij e transmetoi TV Alfa duke u thirrur në burime nga Gjykata Penale.

Sipas avokatit të Haki Hazirit, ai mbrëmë ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e pesëfishtë.
E gjithë kjo ngjarje mbetet enigmë pasi kohë më parë u deklarua se të gjithë personat që nuk janë të dyshuar në vrasjen e pesëfishtë janë liruar përveç Haki Hazirit i cili ishte i zhdukur, ndërsa nga MPB deklaronin se është liruar, e tani sërish arrestohet./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button