Vizitë studimore në Stamboll

Një grup pune prej 15 anëtarëve nga komuna dhe shkollat fillore të Gostivarit, qëndroi për vizitë 4 ditore studimore në Stamboll.

 Me ftesë  të Kolegjit privat “Jahja Kemal”, kryetari i këshillit të komunës – Fadil Zendeli, udhëheqësi i Seksionit për arsim – Shpend Kaprolli, përgjegjësi për bashkëpunim të Komunës së Gostivarit me R. e Turqisë – Gëzim Haxhi Ejup dhe inspektori i arsimit Qeramedin Selimi si dhe drejtorë të shkollave fillore të Gostivarit, ishin pjesë e një agjende të ngjeshur.

 Ata vizituan një nga Universitet më prestigjioze private në Turqi – Universitetin “Fatih” si dhe kolegjin privat “Fetih” ku ndjekin mësimin nxënës prej klasës së parë deri në klasën e dymbëdhjetë. Në kuadër të vizitës studimore, grupi 15 anëtarësh nga Gostivari , vizitoi shumë lokalitete dhe monumente historike dhe kulturore në Stamboll.

 Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte këmbimi i përvojave dhe njohja me modelet pozitive arsimore në metropolin e Evro-azisë, ku krahas përparimit të vrullshëm ekonomik, janë bërë edhe reforma mjaft të suksesshme në sferën e arsimit.

 Kjo vizitë studimore, paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve komunale të Gostivarit me Kolegjin privat “Jahja Kemal” dhe Republikën e Turqisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button