Nën kërcënim mbi jetën përdhunohet 17 vjeçarja nga Tetova
Njëzet e pesë vjeçari F.S nga fshati Nerasht më 24 prill ka përdhunuar një vajzë 17 vjeçare nga rrethina e Tetovës, kumtoi MPB.
Me përdorim të forcës fizike dhe kërcënimeve për jetë, F.S e kreu përdhunimin në hotelin “Beli 92” në Gostivar.
Policia e Tetovës ngriti kallëzim penal ndërsa gjykatësi hetues i përcaktoi paraburgim në kohëzgjatje prej 48 orëve. /portalb/