Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani konsideron se dallimet rreth emrit me Greqinë do të zgjidhen së shpejti.
Ai në emisionin “Rruga drejt” në televizionin Alsat-M, pohon edhe se Maqedonia mund të evitojë referendum falë zgjidhjes e cila do të dilte nga ndryshimi i emrit të aeroportit “Aleksandri i Madh” dhe pikat e tjera strategjike të cilat deri tani Greqia i ka konsideruar për irredentiste.
“Ju garantoj se në qoftë se vazhdojmë t’i realizojmë reformat me këtë dinamikë, ta mbyllim çështjen e emrit do të fitojmë mbështetje edhe më të madhe nga qytetarët për shkak se qytetarët kërkojnë – Maqedonia në NATO dhe BE”, deklaroi Osmani.
I pyetur se si do të mbyllet çështja e emrit, dhe se nëse kjo do të jetë me referendum, zëvendëskryeministri Osmani tha se zgjedhjet lokale kanë qenë referendum.
“Në këto zgjedhje ne e paralajmëruam zgjidhjen e emrit…Qytetarët na dhanë mesazhin, ju jeni të guximshëm, keni vizion të qartë se ku duhet ta dërgoni shtetin viteve të ardhshme”, theksoi zëvendëskryeministri Bujar Osmani.