Haki Haziri sërish arrestohet

Policia në masa të posçme ka arrestuar Haki Hazirin i cili para do kohe ishte arrestuar, më pas të lihet i lirë, e tani sërish të arrestohet.

Avokati i tij Naser Raufi për Portalb tha se Haki Aziri është arrestuar nën masa të veçanta hetuese në ora 16 gjatë ditës së djeshme e më pas është transferuar në Prilep në ora 20.00, me ç’rast i është shqiptuar paraburgim 30 ditësh. Sipas avokatit të tij Haki Haziri mohon të ketë lidhje me vrasjen e pesëfishtë.

E gjithë kjo ngjarje mbetet enigmë pasi kohë më parë u deklarua se të gjithë personat që nuk janë të dyshuar në vrasjen e pesëfishtë janë liruar përveç Haki Hazirit i cili ishte i zhdukur, ndërsa nga MPB deklaronin se është liruar, e tani sërish arrestohet.

Nga MPB janë të pakapshëm për informata të mëtejshme./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button