Kryeministri Ramush Haradinaj, replikoi nga larg me Presidentin Hashim Thaçi.
Ky i fundit një ditë më parë deklaroi se komisioni për demarkacion më nuk ka hapësirë për manovrim dhe versioni i nënshkruar duhet të kaloj në parlament.
24 orë pas këtij konstatimi të presidentit Thaçi, erdhi përgjigjja nga kryeministri Haradinaj i cili tha se 2/3 e votave në Kuvend janë të paarritshme, transmeton Klan Kosova.
Pos kësaj, kryeministri kosovar, nuk e tha se nëse sivjet do të përmbyllet çështja e demarkacionit, por tregoi se cili do të jetë përfundimi i këtij problemi.