Rezidenca kroate në Shkup është grabitur, ndërsa Konsullata ruse në Manastir është dëmtuar.
Policia sot kumtoi se vjedhja në Rezidencën kroate në rrugën “Todor Aleksandov” është kryer me përdorimin e një çelësi adekuat, kallauz me ç’rast është hapur dera e hyrjes së rezidencës, por nuk dihet çka është marrë.
Konsullata ruse në Manastir, ndërkaq, është dëmtuar, pasi 68 vjeçari N.S: me pllakë betoni e ka thyer dritaren e Konsullatës ku është dëmtuar një televizor. Nga ana e nëpunësve policorë, N,S; është arrestuar dhe pas bisedës së kryer është lëshuar. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim adekuat penal.
Merren masa për zbardhjen e plotë të dy rasteve.