Site icon PORTALB

Gjykata vendosi, “Bombat” do të jenë dëshmi kundër ish ministres Elizabeta Kançeska – Milevska

Elizabeta Kançeska Milevska ne gjykate

Elizabeta Kançeska Milevska në gjykatë

Gjykata e Apelit vendosi sot që materialet e përgjuara apo të ashtuquajturat “bomba” në rastin “Tenderët” ku e akuzuar është ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska Milevska do të mund të shfrytëzohen si dëshmi gjatë procesit gjyqësor, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, Gjykata nuk i pranoi bisedat e përgjuara si dëshmi në lëndët “Toplik” dhe “Tortura”, “Titanik”, “Titanik 2”, “TNT”, “Tank”, “Trevnik” dhe “Tifani”.

PSP në fund të qershorit deri te Gjykata Penale ka dorëzuar 17 akuza, për 18 lëndë, në të cilën të akuzuarit kryesor janë nga kreu i VMRO-DPMNE-së.

LEXO: Rasti “Tenderët”, Ministria e Kulturës ka kurdisur tender për ndërtimin e “Muzeut të VMRO-së”

Exit mobile version