Pakistan, mjeku britanez gjendet me kokë të prerë
Një mjek britanik i cili ka punuar për organizatën e Kryqit të Kuq në Pakistan ka mbetur i vrarë nga banda që e rrëmbeu atë.
Policia dhe zyrtarë të Kryqit të Kuq thanë se trupi me kokë të prerë i Khalil Rasjed Dale u gjet të dielën i hedhur në një rrugë në periferi të qytetit të Kuetas, në afërsi të kufirit me Afganistanin.
Dale u rrëmbye nga militantët më 5 janar. /albeu.com/