Durrës, rritja e temperaturës mbush plazhin
Rritja e temperaturave ka ringjallur sezonin e plazhit. Për shkak të temperaturave dhe rrezeve të diellit, plazhi i Durrësit ka nisur të popullohet, duke sjelle edhe nisjen e sezonit, ndonëse jo zyrtarisht.
Mijëra pushues si ne ditët e verës, kane populluar plazhet e Durrësit dhe Kavajes. Në mesdite temperaturat kane shënuar deri ne 30 grade celsius, uji ka qene disi i freskët. Kjo nuk i ka penguar pushuesit qe te zhyten ne ujerat e Adriatikut për here te pare këtë vit. Veç pushuesve nga Tirana, shume prej tyre kishin ardhur për te kaluar fundjavën ne Durrës edhe nga Kosova e Maqedonia.
Bashke me bumin e pushuesve, kanë hapur dyert edhe te gjitha bizneset përgjatë bregdetit të Durrësit si dhe janë rikthyer shitësit ambulante. Ndërsa zyrtarisht sezonit pritet te çelet pas mesit të muajit maj.
Pushuesit kanë deklaruar se në ditët e para të qëndrimit në plazh kanë konstatuar papastërti të madhe duke u shprehur se në këtë drejtim shumë gjëra duhet të ndryshojnë./lajmifundit





