Site icon PORTALB

Dha dorëheqje sekretari britanik i Mbrojtjes

Michael Fallon

Michael Fallon

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, dha dorëheqje, duke thënë se sjellja e tij mund të mos i ketë përmbushur standardet që priten nga ushtria britanike, njofton REL.

Ai i tha BBC-së se “ajo që mund ketë qenë e pranueshme 15 apo 10 vjet më parë, nuk është më”.

Fallon është politikani i parë që largohet pas zbulimeve të fundit për abuzim të rëndë seksual në Parlamentin britanik.

“Një numër akuzash për deputetët kanë dalë në pah ditëve të fundit, përfshirë disa edhe për sjelljen time”, tha Fallon në letrën e dorëheqjes.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se e vlerëson veprimin e Fallonit për dorëheqje.

Exit mobile version