Votuan vetëm 30 për qind e ferizajasve

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka deklaruar se vetëm 30.55 për qind e qytetarëve me të drejtë vote iu kanë përgjigjur thirrjes për të dalë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Ferizajt.

Ajo ka konfirmuar se tashmë janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në këtë komunë. Ndërsa KQZ-ja ka paralajmëruar më herët se në orën 20:00 do të mbajë një konferencë shtypi.
“Kjo është pjesëmarrje shumë më e ulët se sa ajo në zgjedhjet e kaluara”, ka deklaruar Daka, në një prononcim për RTK-në.

Deri në orën 15.30, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që janë mbajtur sot, kanë votuar 18 655 votues ose 19.54 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në komunën e Ferizajt.  

“Pilot- projekti “K-vote”, të cilin KQZ është duke e përdorur në këtë proces zgjedhor, ka funksionuar mirë dhe sipas këtij projekti, deri në orën 15.00, kanë votuar 18.54% ose, 17700 votues votues. Ndërsa, nga raporti të cilin e kemi pranuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Ferizaj, disa cështje të ngritura në ndërkohë janë trajtuar nga KQZ, dhe kemi marrë konfirmime se këto çështje tashmë janë evituar. Deri më tani, nuk është raportuar asnjë incident, i cili do ta dëmtonte imazhin e këtij procesi zgjedhor”,  tha në konferencë për media të orës 16:00, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button