Site icon PORTALB

Vakti “i mbytur” në proteina që duhet të hani çdo ditë!

Ilustrim

Një friturë 15 minutëshe me spinaq dhe domate është propozimi ynë për sot. Ky version është i mbushur me perime, bëhet gati në një kohë të shkurtër dhe ju përfitoni 23 gram proteina. Receta më poshtë është e përshtatshme për 4 persona, shkruan Shije.al.

Përbërësit: 
1 lugë gjelle vaj ulliri
20 feta spinaq ( të larë e të grirë imët)
2 qepë të njoma të prera hollë
3 vezë
5 të bardha vezësh
100 gram salcë domatesh të freskëta
4 feta mozzarellë
4 feta bukë të thekur

Përgatitja:
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën derisa të zbutet. Pasi të jetë gati e kaloni në një tas të madh. Shtoni spinaqin, vezët dhe të bardhat e vezëve. Me anë të një piruni i rrihni mirë.

Masën e krijuar e shtroni në një tavë. Sipër vendosni salcën e domateve dhe djathin. I fusni në furrë në temperaturë 180 gradë për 6-7 minuta. Pas kësaj e prisni në trekëndësha të vegjël dhe pjata është gati për tu shijuar.

Exit mobile version