Site icon PORTALB

Tramp kërkoi dënim me vdekje për sulmuesin nga Manhatani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp u angazhua për dënim me vdekje për autorin e sulmit në Manhatan, në të cilin u vranë tetë persona.

“Terroristi nga Nju-Jorku në mënyrë entuziaste kërkoi që të valëvitet flamuri i grupit ‘Shtetit Islamik’ në dhomën e tij të spitalit. Ai vrau tetë persona dhe lëndoi rëndë 12. Duhet të dënohet me vdekje”, shkroi Tramp në Tuiter.

Exit mobile version