Site icon PORTALB

Putin për vizitë zyrtare në Teheran

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti rus Vlladimir Putin sot arriti për vizitë zyrtare në Iran, me ç’rast realizoi takim me presidentin iranian Hasan Rohani dhe liderin suprem fetar të Iranit ajetollahun Ali Hamenei.

Ali Hamenei i porositi Putinit se Irani dhe Rusia duhet ta përforcojnë bashkëpunimin me qëllim që ta izolojnë SHBA-në dhe të krijojnë paqe në Lindjen e Afërt.

“Zgjidhja e plotë e krizës siriane kërkon bashkëpunim të fuqishëm midis Iranit dhe Rusisë. Bashkëpunimi ynë mund ta izolojë SHBA-në dhe ta kthejë stabilitetin”, theksoi Hamenei.

Rohani theksoi se Rusia është mik, fqinj dhe partner strategjik i Iranit, si dhe se vendi i tij dëshiron t’i zhvillojë dhe t’i forcojë marrëdhëniet bilaterale.

“Marrëveshjet që u nënshkruan nga dy vendet për sfera të ndryshme, duhet të aktivizohen në mënyrë shtesë në fazën e realizimit të tyre”, theksoi Rohani.

Presidenti iranian dhe rus, në takim, gjithashtu, biseduan edhe për luftën kundër terrorizmit.

Exit mobile version