LSDM: Qeveria dështon në NATO, ne do të ndihmojmë

LSDM-ja opozitare sot tha se është e gatshme ta ndihmojë Qeverinë në Samitin e NATO-s në Çikago. Sipas tyre qytetarët e Maqedonisë jetojnë keq dhe e paguajnë çmimin e paaftësisë së Qeverisë për ta shpjerë vendin në BE dhe NATO.

“Nuk dëshirojmë të besojmë se përkrah mbështetjes së qytetarëve, partive politike dhe publikut të gjërë Qeveria është nisur për në NATO me dështimin e pritur. Anëtarësimi në NATO dhe BE paraqet qëllim strategjik për të cilin ekziston një konsensus i gjerë mes të gjithë qytetarëve. Pikërisht për këtë arsye ia kemi dhënë mbështetjen Deklaratës me të cilën afirmohet ky përcaktim. Dëshirojmë publikisht ta shprehim gatishmërinë tonë për t’i dhënë mbështetje ekipit, i cili do ta përfaqësojë Maqedoninë në Çikago”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Ana Pavllova Daneva.

Në konferencën për shtyp të LSDM-së menjëherë ka reaguar VMRO-DPMNE e cila është shprehur se “të gjitha kriteret për antarësim në NATO janë plotësuar, mbetet çështja e hapur e emrit me Greqinë” shkruhet në komunikatën e VMRO DPMNE.

Ditë më parë partnerët e koalicionit qeveritar VMRO dhe BDI në Parlament dërguan një Deklaratë për anëtarësim në NATO. LSDM nënshkroi atë ndërsa jo dhe opozita shqiptare./ portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button