Zuckerberg ul çmimin e Instagram prej dy në një miliard dollarë

Kur së pari herë dëgjova që Facebook-u e ka blerë Instagrami-in, nuk isha aq i befasuar që dikush ka vjedhur shërbimin e popullarizuar për shpërndarjen e forografive, por para së gjithash isha i befasuar prej çmimit. Atëherë më dukej se 1 miliard dollarë janë shumë për një ndërmarrje me 13 të punësuar dhe 20 milion shfrytëzues. Por, tani ajo marrëveshje duket relativisht mirë për shkak se kuptuam që themeluesi i Instagram-it, Kevin Sistrom, fillimisht ka kërkuar dy miliard dollarë, dy herë më tepër!

Wall Street Journal ka shpallur tekst në të cilin detalisht shpjegon procesin e marrëveshjes midis dy kompanive, e udhëhequr prej themeluesit të Facebook-ut, Mark Zukerberg. Çuditëse është që kanë qenë të nevojshme vetëm tre ditë për t’u kuptuar dy themeluesit, që të dytë me të rinjë se 30 vjet.

Marreveshja ka qenë gati para se bordi i Facebook-ut të kuptojë për të. Sipas burimit, bordit vetëm u është “ treguar, e jo konsultuar “ që janë duke e blerë Instagram-in. Zukerberg kontrollon nga 57 përqind prej të drejtave votuese të bordit, që ia jep të gjithë fuqinë e plotë edhepse është pronar vetëm i 28 për qind të aksioneve./it.com.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button