Saraçini promovoi “Fshatin Maqedonas”

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini kanë parë nga afër se si po rrjedhin punët në ndërtimin e projektit “Fshati maqedonas” pranë fshatit  Nerez të Epërm.

Projekti parasheh ndërtimin e 12 shtëpive më karakteristike për viset e ndryshme të Maqedonisë dhe paraqet përmbledhje të kulturës maqedonase. Në këtë fshat turistik gjithashtu do te ketë muze e amfiteatër me elemente historike. 

Ministri Saraçini theksoi se ky fshat pritet të bëhet një atraksion i ri  turistik në Maqedoni, pasi për herë të parë në një vend mund të shihet një reflektim i të gjitha kulturave. 

Projekti “Fshati maqedonas” ka vlere diku prej 3 milion euro ndërsa pjesa e interierit diku rreth 1 milion euro.  

“Këto mjete janë të parapara në buxhetin e ministrisë së ekonomisë, mirëpo janë të parapara për disa vite. Besoj se edhe me vetë menaxhimin edhe ajo që do të jepet në koncesion ky fshat do të mund në të ardhmen t’i kthejë investimet” tha Saraçini. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button