Aleanca për Shqiptarët, BESA dhe LPM parashtruan ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.
Sipas informatave të KSHZ-së, në afatin i cili skadoi në orën dy pas mesnate, Aleanca për Shqiptarët parashtroi 13 ankesa për Strugën, BESA parashtroi gjithsej 89 ankesa prej të cilave 86 së bashku me Aleancën për Shqiptarët për Çairin dhe tre për Tetovën. Një ankesë ka parashtruar edhe partia LPM për votimin në Çashkë.
KSHZ, pas pranimit të ankesave është e obliguar që në afat prej 48 orëve të sjellë vendim rreth tyre.
Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i listës mund të parashtrojë padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit. Gjykata Kushtetuese e RM-së, ndërkaq, pas padisë është e obliguar të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj. Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare.
- LEXO: Maqedoni, skenaret e zhvillimit të ngjarjeve politike, ASh në opozitë dhe zgjedhje të reja?
- LEXO: KSHZ: Rezultatet nga numërimi 100% i votave (FOTO/VIDEO)
- LEXO: Aleanca për Shqiptarët: Gara në Strugë nuk ka përfunduar
- LEXO: Qeveria nuk përfill kërkesat e opozitës për zgjedhje të reja
- LEXO: Aleanca për Shqiptarët nuk del nga Qeveria
- LEXO: Maqedoni, pse në zgjedhje lokale zakonisht fiton partia qeveritare?
- LEXO: Zgjedhjet lokale sjellin ndryshime në Qeveri dhe Parlament
- LEXO: Çka na pret pas zgjedhjeve: Ligji për gjuhët, ambasadorë të rinj, gjykatës kushtetues…