Ligji hyn në fuqi- Largoni brekët prej balkonit
Rregullorja për tharjen e rrobave nëpër balkon është në fuqi, por balkonat ende janë të mbushura plotë me rroba. Qytetarër sërish vazhdojnë me të veten duke thënë që nuk janë të informuar, disa tjerë nuk e kanë marrë me seriozitet punën, por sidoqoftë balkonat janë të përplota.
Një pjesë e pronarëve të banesave e arsyetojnë vendimin, por pjesa tjetër janë në dyshim se çka të bëjnë me rrobat, thonë që problemi nuk janë vetëm ata me batanie të mëdha, çarçaf, apo mbuloja?
Komentet janë nga më të ndryshmet veçanërisht në ditët e fundit “Facebook” është i stërmbushur me tallje dhe shaka. Disa thonë që më lirë do jetë të blejnë brekë të reja, tjerët aspak mos t’i lajnë, ose aspak mos të brengosen .
Me ligjin e ri kërkohet që banorët e ndërtesave në hapësirë të përbashkët të ndërtesës të thajnë rrobat, ose sërish në balkon në lartësi të murit të balkonit në mënyrë që të mos hetohet nga jashtë ose brenda ndërtesës.
Dënimet do të sillen prej 500 deri 700 euro.
Marrë nga: sky.mk





