Katër të lënduar në përplasje të një automobili dhe traktori në Tearcë

Në aksidentin trafikor që sot në mëngjes rreth orës 5:45 ngjau në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të stacionit të vjetër policor në Tearcë, dy persona u lënduan më rëndë, ndërsa dy të tjerë kaluan me lëndime më të lehta.

Siç informojnë nga policia e Tetovës, në aksidentin ishin të involvuar automjeti i markës “seat kordoba” me targa të Shkupit të cilin  e drejtonte gjashtëdhjetë e një vjeçari SH.S nga fshati i Tetovës Sllatinë dhe traktori pa targa i drejtuar nga Q. S (42) nga fshati Nerasht.

Policia kreu hetim dhe punon në zbardhjen e arsyjeve për aksidentin.

Lajme të ngjashme

Back to top button