Presidenti Ivanov takohet me kongresmenët amerikanë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, sot priti delegacionin e Kongresit të SHBA-ve, i cili qëndron për vizitë në vend, në përbërjen e të cilit janë kongresmenët David Dreier, David Price, Jim McDermott, Erik Paulsen, Gery Connolly.

Në takimin presidenti Ivanov theksoi se kjo vizitë është me rëndësi të veçantë meqë ndodh në periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe qëllimeve të saj strategjike.

Kongresmenët u njoftuan me gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë, me përpjekjet për ndryshimin e status-kuosë në aspektin e integrimeve evroatlantike, si dhe me pritjet për periudhën në vijim. Presidenti shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme dhe për partneritetin strategjik me SHBA-të që nuk është vetëm formale, por thelbësore, e lidhur me vlera dhe ide, vizione identike dhe marrëdhënie partnerike. Letrën të cilën 54 anëtarë të Kongresit e dërguan deri te presidenti amerikan Barak Obama, është vetëm konfirmim i miqësisë mes dy vendeve.

Në kumtesën e Kabinetit të presidentit mes tjerash thuhet se “ anëtarët e Kongresit u njoftuan me aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i cili jep kredibilitet dhe paraqet vërtetim për politikën e drejtë të Republikës së Maqedonisë”.

Në vigjilje të Samitit në Çikago, presidenti shfaqi shpresën se pas aktvendimit, vendet anëtare do t’i shqyrtojnë pozicionet e tyre lidhur me Maqedoninë, gjegjësisht se do të rishqyrtohet konstatimi i Bukureshtit.

Anëtarët e Kongresit riafirmuan mbështetjen e plotë për integrimin evroatlantik të Maqedonisë, dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve partnerike dhe bashkëpunimit me Kongresin, veçmas përmes programit House Demokracy Partnership. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button