Për herë të dytë shpallen të pafajshëm Vlora Ferizi e Afrim Aziri

Ish-drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Afrim Aziri, dhe ish-shefja e Departamentit të Prokurimit në Aeroport, Vlora Ferizi, me një vendim të shpallur të martën në Gjykatën Supreme të Kosovës janë liruar të pafajshëm.

Kjo gjykatë e vërteton aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, e cila i pati liruar në shkallën e parë Hazirin e Ferizin si të pafajshëm.

Vendimi ndaj tyre është shpallur më se tre vjet pasi ata ishin arrestuar dhe kishin qëndruar një muaj paraburgim, si të dyshuar për shkelje të kontratave në AP dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Marrë nga: info-kosova

Lajme të ngjashme

Back to top button