SHBA, 186 vjet burg pesë policët
Pesë ish-agjentë policie në Nju Orlins të Shteteve të Bashkuara janë burgosur nga autoritetet lokale pasi u shpallën fajtorë se qëlluan 6 civilë të paarmatosur, dy prej të cilëve humbën jetën, pas ngjarjeve që rrodhën pas uraganit Katrina.
Katër nga oficerët ishin shpallur fajtorë për sulme me armë zjarri, ndërsa i pesti sepse u mundua të mbulonte veprimet e tyre.
Robert Faulcon, 48 vjeç, mori dënimin më të gjatë prej 65 vjetësh; Kenneth Bowen dhe Robert Gisevius, përkatësisht 38 dhe 39 vjeç, morën nga 40 vjet secili; ndërsa Anthony Villavaso, 35 vjeç, u dënua me 38 vjet burg.
Rreshteri Arthur Kaufman, i cili u caktua për të hetuar ngjarjet, mori një dënim prej gjashtë vitesh burg për faktin se u përpoq të mbulonte në mënyrë ilegale veprimet e oficerëve.
Më 4 shtator të vitit 2005, agjentët Faulcon, Bowen, Gisevius dhe Villavaso ishin mes shumë oficerëve që iu përgjigjën një thirrjeje në radio se disa policë po sulmoheshin me armë zjarri në afërsi të urës.
Marrë nga oranews





