Site icon PORTALB

Një shtetas i Serbisë është gjetur i vdekur në Makedonski Brod

MPB

MPB

Një burrë dyzet e tetë vjeçar nga Serbia  mbrëmë është gjetur i vdekur në rrugën Kuzman Josifovski Pitu në Makedonski Brod, njofton Portalb.mk.

Trupin e pajetë e ka gjetur një kalimtar i cili e ka ftuar ndihmën e shpejtë. Në trupin e të vdekurit nuk kishte shenja të dhunës.

Ekipet policore në praninë e prokurorit publik kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i tij është dhënë për autopsi.

Exit mobile version