Shtëpia Botuese “Shkupi” sot sjellë debatin kulturor

Në kuadër të “Ditëve të letërsisë suedeze në Shkup”, Shtëpia Botuese “Shkupi” sot do të sjellë debatin kulturor “Përkthimet letrare si njohje e ndërsjellë kulturore”, njofton Portalb.mk.

Në ora 11:00, në UNT do të fillojë “Ora suedeze-letrare” kurse debati do të vazhdojë pas saj, në ora 12:15.

Debati kulturor do të mbahet sot, në Shkup në katin e VI te Salla e Kuqe në objektin e Universitetit Nëna Terezë, që gjendet në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë.

Gjatë kësaj Ore dhe për të do të debatojnë poetët: Anna Degerman, Fadil Curri, Britta Stenberg, Hamit Gërguri,
Bahti Latifi, Sadije Aliti, Kristin Bjarnadottur, Rahim Ganiu, Anna Mattson, Sami Sherifi, Emine Hoti, Sokol Demaku, Rexhep Bajrami,Semine Hasani, Sadri Jakupi etj.

Moderator i “Orës suedeze-shqiptare” dhe debatit kulturor që i paraprinë asaj do ta moderojë Sokol Demaku.

Ndryshe, dje Shtëpia Botuese “Shkupi”, në hapësirat e Komunës së Çairit promovoi pesë libra nga suedishtja të përkthyera në shqip.

Tre libra që u promovuan ishin të shkrimtarit, Jonas Khemir: “I thërras vëllezërit e mi”, “Gjithçka që unë nuk di” dhe “Syri i keq”. Për këto libra foli Sokol Demaku.

Për dy librat e tjerë, si “ZFP- Zemërimi, frika, premtimi” të autores Maria Frensborg dhe “Mëkatimi” të autores Maria Anderson foli shkrimtari Fadil Curri.

Gjatë promovimit i pranishëm ishte edhe autori Hamit Gërguri, i cili foli përgjithësisht për librat e tij të përkthyer nga suedishtja në shqip, si dhe bashkëpunimin letrar ndërmjet SHB “Shkupi” dhe Shoqatës Kulturore “Migjeni” nga Suedia.

Ndërmjet folësve të veprave të promovuara, poezitë e tyre i recituan: Anna Degerman,Britta Stenberg, Kristin Bjarnadottur, Anna Mattson, Rahim Ganiu, Emine Hoti etj.

Përndryshe, në kuadër të “Ditëve të letërsisë suedeze në Shkup”, të mërkurën Shoqata Botuese “Shkupi” ka mbajtur edhe “Orën sudeze-shqiptare” në të cilën u paraqiten poetët: Anna Degerman, Fadil Curri, Britta Stenberg, Hamit Gërguri, Bahti Latifi, Sadije Aliti, Kristin Bjarnadottur, Rahim Ganiu, Anna Mattson, Daut Dauti, Emine Hoti, Sokol Demaku, Rexhep Bajrami, Semine Hasani etj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button